Ish deputeti i PD-së Luçiano Boçi ka publikuar në rrjetin social disa nga fotot e publikuara në rrjet të tezës së provimit të maturës në matematikë, provim i cili ka nisur në orën 10:00.
Sipas deputetit, ende pa nisur provimi, tezat kanë përfunduar në rrjetet sociale, një akuzë që sipas demokratit bie mbi shpatullat e Ministres së Arsimit dhe kryeministrit Edi Rama.
Statusi i Boçit
Çfarë i ka ngelur Besës dhe Ramës për të thënë kur teza e matematikës del që në 10.00 ende pa filluar provimi?
Për çfarë do i flasin maturantëve këta derdimenë, dallkaukë e mashtrues kalibri?!
Për meritë?!
Për drejtësi?!
Për cilësi?!
Pafytyrësia e tyre kalon çdo cak.
Apo për modelin e hajdutërisë, krimit, grabitjes së meritës, pelivanllëkut të poshtër që po e instalojnë që në gjenezë të brezave?!
Këtë po! Këtë e bëjnë çdo ditë me pasion.
Prandaj merreni këtë paçavure!
Merreni e quajeni si të doni.
Fushatë karrikesh, gallatë arsimore, kënetë shkollash, tallje masive maturantësh, poshtërim dijesh…
Por MATURË SHTETËRORE mos e quani më!
Edhe asaj i keni dhënë pamjen e shëmtuar dhe përbuzëse të qeverisjes suaj!
Besa largohu një orë e më parë…
Maturantët nuk janë FBI-ja, por janë e ardhmja e vendit, të cilët sot ju po e merrni në qafë…





