Ditën e sotme do zhvillohet seanca parlamentare e radhës, por nga ana tjetër do vijojë edhe protesta e opozitës përpara Kuvendit.
Seanca pritet të fillojë në orë 10:00, ndërkohë opozita ka thirrur të gjithë mbështetësit e saj që të mblidhen në orën 09:30.
Policia ka marrë masa, duke vendosur shumë efektivë në dispozicion për vijimësinë e protestës gjatë ditës së sotme.
Kujtojmë që në protestën e fundit më 28 mars, policia procedoi 28 protestues si pasojë e dhunës.
PD dhe LSI kanë paralajmëruar protesta të tjera në vazhdim, ku kërkojnë qeveri tranzitore pa Edi Ramën kryeministër.
Protesta e radhës është paralajmëruar më 13 prill./real-news.tv

