23.5 C
Tirana
E enjte, 18 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Sot në orën 10:00, seancë plenare dhe protestë, 800 forca policie mobilizohen para Parlamentit

spot_img

Opozita e bashkuar proteston sot sërish kundër qeverisë.

Protesta është parashikuar të nisë rreth orës 10:00 në të njëjtën kohë kur Kuvendi mblidhet në seancë plenare.

Madje pas vendosjes së datës dhe orës së seancës plenare u vendos edhe orari i protestës.

Kjo është e katërta protestë e opozitës që prej 16 shkurtit.

E para pati konfrontime dhe tentativë për të hyrë në Kryeministri, ku u thyen xhamat e dyerve dhe u përdor masivisht gazi lotsjellës nga ana e policisë.

Protesta e dytë u zhvillua paqësore dhe kulmoi me dorëzimin e dorëheqjeve nga mandati në Kryesinë e Kuvendit.

Protesta e tretë u zhvillua një javë më parë, më 26 shkurt ku sërish pati situatë të tensionuar dhe gaz lotsjellës nga ana e forcave të rendit.

Sipas informacioneve në total janë mbi 1300 të tillë të angazhuar për mbarëvajtjen e rendit dhe qetësisë publike pas njoftimit të opozitës për një protestë në të njëjtën orë kur është njoftuar edhe mbajtja e seancës plenare.

Në ndryshim nga java tjetër, këtë herë është bllokuar e gjithë pedonalja për t’u dhënë mundësi depyutetëve të hyjnë lirisht e të pakërcënuar në Parlament.

Masat e policisë

Policia ka nisur planin e masave për protestën. Rreth 800 forca të uniformave blu nga rendi, Shqiponja, FNSH dhe Garda e Republikës janë vendosur tek Kuvendi. Për të shmangur çdo incident në hyrjen e deputeteve, hyrja e Pedonales është e bllokuar me skela për të penguar çdo tentativë të protestuesve. Pas pengesës metalike të krijuar do të vendosen edhe punonjës policie para Kuvendit.

Ndërkohë dje gjatë mbledhjes së grupit të PS, kryeministri Edi Rama tha se nuk do ketë skena si të javës së shkuar para parlamentit. Gjithashtu edhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka thënë gjatë mbledhjes së grupit të PS se policia do të garantojë sigurinë e deputetëve gjatë seancës së sotme.

Deputetët e PS i kanë kërkuar Ministrisë së Brendshme të garantojë sigurinë fizike të tyre, nisur nga e marta e kaluar më 26 shkurt, teksa disa deputetë u sulmuan nga protestuesit.

Deputetëve të mazhorancës u është dhënë urdhër qe të jenë prezent në seancë në orën 09:30. Kuvendi do të mblidhet në seancë plenare në orën 10:00, kohë kur do të nisë edhe protesta.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat