Spiropali: Ilir Meta do të lëvizë nga… Çfarë po paralajmëron ministrja e Ramës?

Zëdhënësja e qeverisë dhe Ministre e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali deklaron se shumica socialiste do të votojë konkluzionet që do të sjellë Komisioni i Posaçëm Hetimor në Kuvend lidhur me nismën për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta pas raportit të Komisionit të Venecias që u publikua i plotë ditën e sotme.

Për Spiropalin, ‘Venecia’ e thotë qartë se Meta e shkeli Kushtetutën me anulimin e zgjedhjeve dhe se i qëndron firmës që ka hedhur për shkarkimin e kreut të shtetit.

Ministrja thotë se Ilir Meta kërkon të largohet nga Presidenca. “Presidenti nuk ka asnjë gajle për unitetin kombëtar ka dalë hapur në luftë me një pjesë të politikës, shumicën dhe mbështet opozitën. Fyen shumicën. Atëherë edhe vetë Meta do të lëvizë nga ai pozicion. Unë kam firmosur personalisht për shkarkimin, por ne i besojmë një komisioni që është ngritur. Ne e kemi bërë publik qëndrimin. Ne shpëtuam demokracinë duke zhvilluar ato zgjedhje“, u shpreh Spiropali për Report Tv.