fbpx

Spiropali lëshon bombën: Meta, pjesë e një skenari për destabilizimin e Shqipërisë!

iliri-elisa.jpg

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh dhe zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali, ka bërë një deklaratë të fortë në rubrikën “Opinion”, në News 24.

Spiropali ka deklaruar se Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ka shkelur me të dyja këmbët Kushtetutën dhe ka qenë pjesë e një skenari për destabilizimin e Shqipërisë.

E pyetur nëse ka mazhoranca një emër të ri për zëvendësimin e Metës, pas nisjes së procedurave për shkarkimin e tij, ministrja ka thënë se si fillim do të bëhet hetimi përkatës në Komisionin Hetimor Parlamentar.

“Ne nuk rendim për të shkelur afatet, nuk e kemi diskutuar emrin e ri, nuk jemi në atë fazë. Aktualisht është ngritur komisioni për hetimin e dekreteve të Presidentit, do vazhdojë procesi i hetimit dhe Parlamenti do votojë.

Pastaj, i takon Gjykatës Kushtetuese të vendosë, por për ne është shumë e qartë se Meta e ka shkelur Kushtetutën me të dyja këmbët dhe ka qenë pjesë e një skenari për të destabilizuar Shqipërinë. Nuk ka përfaqësuar interesin e popullit në asnjë çast”, ka deklaruar Spiropali.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303