Ministrja e shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, nëpërmjet një videoje të shpërndarë në rrjetet sociale ka komentuar protestën e zhvilluar ditën e djeshme nga opozita.
Sipas Spiropalit, dje u dogj shpresa e të paktëve që besonin se Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi luftojnë për interesat e popullit.
“Protesta e opozitës nuk na mësoi kurrgjë , përveç se na përsëriti atë që dinim qysh prej ditës së parë: Kush tenton t’i vërë zjarrin këtij vendi, arrin vetëm të digjet vetë”, tha ajo.
Spiropali tha se Lulzim basha nuk bëhet kurrë lider.
“Mësynë bulevardin, kryeministrinë dhe Parlamentin e Shqipërisë si një trup pa kokë, pa sy, lëshuan piskamën e ngjirura nga fyti i liderit, që lider kurrë nuk bëhet dhe e mbyllën me turp duke dhunuar policinë dhe duke i vënë zjarrin pronës publike e asaj private”, tha ndër të tjera ministrja socialiste. /real-news.tv/

