Studim: “Obeziteti shton tumoret”

BMI-4-silhouettes-image.jpg

Shoqata amerikane e kancerit tregon se shtimi i mbipeshës në këto 40 vite mund të ketë rritur rrezikun e kancerit te brezat e rinj dhe paralajmërojnë se problemi kërcënon të përmbysë përparimin e arritur së fundi ndaj sëmundjes së rëndë.

Kjo shoqatë ka studiuar miliona të dhëna shëndetësore, nga viti 1995 deri në 2014-n, duke i botuar studimet e saj te “The Public Health Lancet. Dekadat e fundit, provat që e lidhin kancerin me obezitetin janë shtuar ndjeshëm.

Studiuesit kanë zbuluar se rastet e prekura, nga 6 prej 12 kancerave të lidhura me obezitetin, ai i zorrës së trashës, qafës së mitrës, i fshikëzës së tëmthit, veshkës, pankreasit, dhe një kancer gjaku (mikloma e shumëfishtë), janë shtuar veçanërisht te personat nën 50 vjeç.

Studiuesit mendojnë se ky trend lidhet me rritjen e shpejtë të obezitetit, pasi brezat e rinj në mbarë botën po përballen tani me një ekspozim të parakohshëm dhe më afatgjatë ndaj rreziqeve të mbipeshës.

Por, si mund të lidhet shëndeti i tepërt me kancerin?

Ka ende shumë pyetje që kërkojnë përgjigje në lidhje me këtë, megjithatë shkencëtarët deri tani kanë një teori kryesore.

Qelizat e dhjamit sipas tyre krijojnë hormone shtesë dhe faktorë të rritjes. Këto të fundit i tregojnë qelizave në trup të ndahen më shpejt, çfarë shton mundësinë e prodhimit të qelizave kancerogjene, të cilat mund të vazhdojnë të ndahen dhe të shkaktojnë tumore./real-news.tv

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303