Studimi/ Burrat duan më shumë…

couple-sleeping.jpg

Sipas një studimi të kryer së fundmi në Britani, burrat kanë dy herë më shumë gjasa të flenë pasdite se gratë.

Një sondazh i kryer me rreth 2,000 britanik, gjysma burra dhe gjysma gra, zbuloi se 13 përqind e burrave flinin për pak pasdite gati çdo ditë, por vetëm gjashtë përqind e grave e bënin një gjë të tillë.

Studimi gjithashtu zbuloi se një e katërta e grave thanë që ato kurrë nuk kishin bërë gjumë pasdite, krahasuar me 16 përqind të burrave.

Një sy gjumë prej 20 deri 30 minutash është i mjaftueshëm për të fikur sistemin nervor dhe për të rimbushur tërë trupin dhe për të përmirësuar gatishmërinë” tha Lisa Artis, këshilltare e Këshillit të Gjumit në Britani.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303