TË FUNDIT

Studimi i Harvard: Ja suplementet që ju rrezikojnë jetën

Një studim nga T.H. Chan School of Public Health në Universitetin e Harvardit gjeti qindra raste të fëmijëve dhe të të rinjve të dëmtuar seriozisht nga suplementet që premtojnë të ndihmojnë me energji, humbje të peshës dhe zhvillimin e muskujve.

Studimi i publikuar në Journal of Adolescent Health, shikoi raportet në Administratën e Ushqimit dhe Barërave të SHBA-ve nga janari 2004 deri më prill 2015. Studimi erdhi në përfundimin se në krahasim me vitaminat, këto suplemente sjellin trefish më shumë rrezik për komplikime serioze mjekësore te të rinjtë.

Hulumtuesja kryesore Flora Or tha se me komplikime serioze bëjnë fjalë për “vizitat në emergjencë, ngjarjet që rrezikojnë jetën si psh konvulsioni, humbja e vetëdijes, aftësitë e kufizuara, bile edhe vdekja.”

Or tha se 977 rastet e ngjarjeve të pafavorshme të gjetura nga studimi – duke përfshirë 40% të tyre që ishin serioze – janë sipas të gjitha gjasave vetëm maja e ajsbergut sepse shumica e problemeve me suplementet nuk raportohen. Shkaktarët e mundshëm të këtyre komplikimeve janë kontaminantët në suplemente ose mbidoza.

Një studim i vitit 2015 nga Qendra për Kontrollimin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA vlerësoi se suplementet e ushqimit shkaktojnë rreth 23,000 vizita në emergjencë në Shtetet e Bashkuara.

Ajo rekomandoi që individët dhe prindërit të qëndrojnë larg këtyre suplementeve. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat