TË FUNDIT

Studimi: Karantina mund të rikthehet me periudha deri në 2022

Një studim i publikuar së fundmi në revistën “Science” nga shkolla e Shëndetit Publik T.H.Chan në Universitetin e Harvardit, tregon se karantina do të zgjasë me ndërprerje deri në vitin 2022, së bashku me masat e distancimit social.

Pa ilaçet e duhura dhe vaksinën, me heqjen e masave shtrënguese, Covid-19 do të rikthehet periodikisht deri në vitin 2022.

Të gjitha opsionet e mundshme, në bazë të një modeli matematik, tregojnë që infeksioni mund të rikthehet sapo të hiqen masat kufizuese.

Ende nuk është e qartë se çfarë do të na sjellë e ardhmja. Gjithsesi, në bazë të përllogaritjeve kemi përball faktorin e panjohur në llogaritjet, kohëzgjatjen e mbrojtjes të dhënë nga antitrupat anti Covid-19.

Ndaj studiuesit theksojnë nevojën urgjente për të kryer studime mbi popullatën.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat