Studimi: Niveli i vetmisë varet nga sinqeriteti juaj

8bc72ed7.jpg

Shkencëtarët nga Universiteti i Washingtonit zbuluan se njerëzit me fokus moralin kanë tendencë të jenë më pak humorista, kjo është arsyeja pse të tjerët nuk i pëlqejnë shumë.

Studiuesit kryen 4 eksperimente për ta provuar këtë gjë.

Gjatë provës së parë, zbuluan se njerëzit me vlera morale, nuk bënin shumë shaka që shkelnin vlerat e tyre.

Kjo ndodh sepse këta njerëz dyshojnë në etikën e tyre duke qeshur me një shaka të papërshtatshme, dhe  kjo provon se morali mbyt një ndjenjë të humorit.

Një shaka mund të jetë shumë e dobishme. Besohet se njerëzit me humor janë më inteligjent, zbavitës dhe miqësor.

Disa specialistë thonë se kjo është pika e parë e takimit për një miqësi. Për më tepër, humori mund të parashikojë suksesin e marrëdhënieve tuaja.

Në një seri shtesë eksperimentesh, studiuesit grumbulluan të dhëna për identitetin moral nga 70 punonjës. Më pas, kolegët e tyre vlerësuan ndjenjën e humorit të pjesëmarrësve dhe treguan sesa i pëlqyen ata, si dhe popullaritetin e tyre mes bashkëpunëtorëve të tjerë.

Rezultatet konfirmuan se punonjësit e fokusuar në moral u konsideruan më pak të këndshëm dhe më pak të popullarizuar në mesin e kolegëve të tyre.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303