Studimi/ Terapia e gjeneve riparon zemrën pas infarktit

Terapia e re e gjeneve mendohet të ketë arritur të rregullojë zemrën pas një ataku kardiak.

Sipas eksperimentit  të udhëhequr nga disa studiues italianë i cili u bë te derrat  mendohet se në pesë vitet e ardhshme mund të bëhet edhe tek njerëzit.

“Është një kohë shumë emocionuese për të gjithë fushën e kardiologjisë”, thotë Mauro Giacca, nga Qendra Ndërkombëtare për Inxhinierinë dhe Bioteknologjinë Gjenetike (ICGEB) në Trieste, i cili koordinon studimet së bashku me Fabio Recchia, të institutit ”Sant’Anna” të Pizës.

“Pas shumë përpjekjeve të pasuksesshme gjatë 15 viteve të fundit duke u përpjekur të përdorim qelizat burimore, për herë të parë dhe kemi kuptuar se si është e mundur të riparojmë zemrën tek kafshët duke stimuluar drejtpërdrejt pronat e qelizave kardiake që i mbijetuan dëmit”, theksoi Giacca.

Në këtë studim, sekuencat e informacionit gjenetik, të quajtura mikroRNA, rregullojnë gjenet e tjera.

Duke arritur në destinacionin e tyre, ato stimulojnë rigjenerimin e zemrës te derrat duke çuar në shërimin pothuajse të plotë të funksionalitetit të saj, një muaj pas infarktit në zemrën e kafshës./real-news.tv

Burimi:Nature