Sulm me bombë në Afghanistan, gjashtë të vdekur

Në veri të Afghanistanit kanë mbetur të vdekur gjashtë persona si shkak i një sulmi me bombë.

Mes të vdekurve katër persona ishin civilë dhe dy prej tyre ishin fëmijë.

Zëdhënësi i provincës së Kandaharit, Qasim Afghan, tha se shpërthimi ndodhi në rajonin Dand, dhe të gjithë udhëtarët që ndodheshin në mjetin transportues e humbën jetën. Më pas, u njoftua se të gjitha viktimat i përkisnin të njëjtës familje.

Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin, megjithatë guvernatori i rajonit Dand, Haji Abdullah, tha se mjeti shpërthyes është vendosur nga talibanët, në një rrugë e cila shumë shpesh përdoret nga ana e forcave afgane të sigurisë.

Talibanët kanë vazhduar sulmet kundër trupave afgane dhe atyre huaja, pavarësisht mbajtjes së disa raundeve të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara në Katar, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje e cila do t’i jepte fund luftës në Afganistan. /real-news.tv/