Sulm në Irak, vriten tre persona dhe një diplomat

Të paktën tre persona përfshirë një diplomat turk u vranë të mërkurën gjatë një sulmi me armë zjarri në Erbil, kryeqyteti i rajonit gjysmë autonom të Kurdistanit në Irak. Lajmi u njoftua nga zyrtarët e sigurisë kurde dhe Ministria e Jashtme e Turqisë.

Një person i armatosur, i paidentifikuar, hapi zjarr në një restorant ku ndodheshin diplomatët turq thanë zyrtarët kurde, në një sulm që konsiderohet relativisht i rrallë.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por një gjë është e sigurt vetëm sa do të tensionohet edhe më shumë situata mes turqve dhe kurdëve që jetojnë në territorin e Irakut, Sirisë dhe Turqisë.

Sulmi i sotëm ka ndodhur vetëm një javë, pasi në sulmet ajrore turke mbi male në zonën përgjatë vijës kufitare Turqi-Irak ka humbur jetën një nga liderët e Partisë PKK, që autoritetet turke e konsiderojnë si organizatë terroriste. /real-news.tv/