Sulmi ndaj KZAZ/ Apeli vendos ‘Detyrim paraqitje’ për punonjësit e Bashkisë

sulmi-1.jpg

Gjykata e Apelit ka dhënë masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 4 punonjësit e Bashkisë, që sulmuan KZAZ-në numër 3 në shkollën “Shejnaze Juka”. Kështu togat e zeza kanë vendosur detyrim paraqitje për Alfred Nikollin, Gentian Bytyçin, Adi Garuci dhe Aleks Ndojin. E njëjta masë sigurie është dhënë e për dy mbështetësit e PD-së, Orlando Thepi dhe Çesk Toma.

Ditën e djeshme, gjykata vendosi të ndryshojë masën e sigurisë edhe për ish-deputetin, Bardh Spahia nga “Arrest shtëpie” në “Detyrim paraqitje”.

Mbrëmjen e 18 qershorit disa militantë të PD bashkë me të cilët ishte dhe ish-deputeti demokrat sulmuan KZAZ nr.3 në Shkodër duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë. Përplasjet vijuan për disa momente dhe u desh ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse për të neutralizuar situatën e tensionuar.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303