TË FUNDIT

Sulmuesi shqiptar shënon golin e vitit (VIDEO)

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka shënuar një eurogol për skuadrën e tij, Rizespor në përballjen me Antaliasporin në Turqi.

Muriqi i dha avantazhin ekipit të tij me një perlë të vërtetë që në minutën e 6 të takimit.

Pasi mori topin, goditi fort me këmbën e majtë, duke e dërguar topin në trekëndëshin e portierit kundërshtar.

Në stadium ka shpërthyer festa, ndërsa vetë sulmuesi nuk u ka besuar syve kur e pa topin në rrjetë.

Ky ishte goli i shtatë në kampionat për 24-vjeçarin i cili është edhe golashënuesi më i mirë i ekipit të tij.

https://twitter.com/i/status/1094223538377183232

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat