Super grabitja në Rinas/ Në pranga personi i pestë, drejt Shqipërisë nën masa të rrepta sigurie

Është konfirmuar para pak minutash nga Policia e Shtetit se numri i të arrestuarve grabitjen e ndodhur në Rinas më 9 prill ka shkuar në pesë.

Policia nuk ka dhënë ende detaje mbi identitetin e personit të arrestuar.  Sipas informacioneve arrestimi është bërë në Bullgari dhe do të transferohet në Shqipëri nën masa të rrepta sigurie.

Policia njofton po kështu se është në kërkim edhe të personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje ku thuhet se u grabitën 6.5 milion euro.

Dy ditë më parë Policia bëri ndalimin e katër personave, 3 prej të cilëve në qytetin e Elbasanit dhe njëri nga Fushë-Kruja. /real-news.tv/