Super surpriza e Ermonela Jahos për shqiptarët

Është një prej krenarive të shqiptarëve në botë. Ermonela Jaho ka pushtuar skenat më prestigjioze në të gjithë globin.

Këtë herë Jaho ka menduar të bëjë një super surprizë për të gjithë shqiptarët.  “Revista Bordo” ka mësuar se sopranoja do të rikthehet në Tiranë për të mbajtur një koncert gjigant në sheshin “Nënë Tereza”.

Gjithashtu bëhet me dije se fitimet e koncertit që do të mbahet në Tiranë do të shkojnë për organizatën YËCA për kauzën “Fjongo Rozë”.

Sopranoja e cila është edhe ambasadore e YËCA, e ka shprehur gjithmonë mbështetjen për femrat me kancer gjiri.