Tahiri lë Gjykatën, ja kur do të jepet vendimi për ish-ministrin e Brendshëm

sh- Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka lënë ambientet e gjykatës së krimeve të rënda. Tahiri nuk ka preferuar të flasë, teksa Gjykata e ka deklaruar të përfunduar hetimin ndaj ti dhe ish zyrtarit të policisë Jaeld Çela dhe pritet që pikërisht këtë të enjte rreth orës 16:00, të merret vendimi për Tahirin e Çelën.

Brenda në sallën e gjyqit, Tahiri mësohet se ka deklaruar para gjyqtarëve: “Jam i pandehur vetem sepse i kam shitur makinen vellait te dy trafikanteve, i cili nuk ka qene i denuar.”

Në dalje të gjykatës, Tahiri u takua me disa nga simpatizantët e tij që kishin mbërritur pranë gjykatës. Ish- Ministri doli i shoqëruar nga avokati i tij dhe tashmë protet vetëm që Gjykata e Krimeve të Rënda të japë vendimin nëse ai do të qëndrojë për 8 vite në burg apo do të jetë i lirë.

PRETENCA

Prokuroria për Krime të Rënda është mbështetur në një sërë përgjimesh mes anëtarëve të grupit kriminal në pretencën e lexuar dje. Duke analizuar përgjimet, Akuza ka dalë në përfundimin se nga bisedat kuptohet që ata kishin mbështetjen e Policisë së Vlorës. Por, përgjimet u panë me skepticizëm nga Saimir Tahiri, i cili tha se Prokuroria nuk ka bërë asnjë veprim për verifikimin e vërtetësisë së këtyre përgjimeve dhe në asnjë rast nuk vërtetohet se trafikantët janë duke folur për të, apo edhe për ndonjë nga Policët. Nga përgjimet e lexuara dje ishte edhe një ku dëgjohet, sipas Prokurorisë, një trafikant duke folur me ishpolicin Gjergji Kohila.

“Mesazhet e shkëmbyera ndërmjet komunikuesve ‘Agushi’ dhe ‘Fiati’ (ky i fundit përdorej nga Gjergj Kohila) tregojnë dhënien e informacioneve nga ky i fundit, për hetimet e kryera, konkretisht: ‘Agushi: O vlla si je, ca bëhet? Po lëviz, vllai, nëpër Vlorë, po thjesht me familjen, s’bëj asgjë, të dal normalisht vlla… se janë hap llafe, janë prerë ca urdhër arresti, vlla, për mua, atë kushëririn tim, e ca çuna të tjerë… apo llafe Vlore? Fiati: Unë s’di gjë vëlla. Por duhet të ketë prova që të priten urdhra arresti. Ju kanë kapur gjë!? Po s’ka prova, s’ka urdhër arresti. Njerëzit ju dinë në burg. Po me këto intriga që bëre ti me atë timin, çuditen kur ju shohin jashtë. Agushi: Ca intriga bëra unë, o vlla?! Vetëm un s’bëj intriga. Të përshëndeta qëparë, s’më pe. Mua ma bënë intrigën, më morën në qaf, po varja o vlla, po të jetë ndonjë gjë, më thuaj të ndërhyjë. Në Tiranë kam njerëz. Po ç’ne na dinë në burg ne, ca kemi bërë apo baçja jonë, ne përballë i kishim, dhe është me 100 mijë rrënjë, nuk i shikojnë, kjo jona dukej! Hahhahaha. Fiati: Hahahahaha Agushi: 0 vlla, të rri vllai i qetë në shtëpi, se vetëm te llafi jot kam besim. Fiati: Ri o vëlla. Unë kam sjell atë timin në punë. Po nuk është se dukej baçja. Dukeshit ju më shumë se baçja. Sikur kishit 200 mijë. Agushi: Ok vlla, ore të pyes ty unë, pa atë se pyes më unë, varja iku ajo, rëndësi ka të jemi të qetë tani, vlla”, thuhet në dosje.

TRAFIKU I DROGËS

Prokuroria tha ne ate seacne se Tahiri dhe ish-drejtori i Policisë së Vlorës, Jaled Çela, janë nën akuzë për 4 raste të trafikut të drogës. Duke iu referuar pretencës, bëhet fjalë për rastet e kapura më 25 tetor 2013, 27 shkurt 2014, 29 korrik 2014 dhe episodi i katërt më 02 maj 2015. Në lidhje me këtë pretendim të organit të Akuzës, Tahri bëri një mbrojtje të gjatë, duke e konsideruar si pikën kyçe, ku edhe Prokuroria duhet të kishte saktësuar rolin e tij.

“Në asnjë rresht të pretencës nuk dëgjova rolin tim në rastet e trafikut, çfarë kam bërë unë që jam pjesë e grupit”, tha Tahiri.

Prokuroria pretendon se nëpërmjet funksionit që ka pasur, ish-ministri mund të ketë ndikuar në fikjen e radarëve që të mos konstatoheshin dhe goditeshin rastet e trafikut, por për Tahirin ky dyshim rrëzohet.