TË FUNDIT

Tahiri tregon nëse ka apo jo video shantazhuese

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është pyetur nëse disponon përgjime të politikanëve të tjerë, të cilat mund t’i përdorë për shantazh, siç është folur në media por edhe nga figura të rëndësishme opozitare.

Tahiri e mohoi kategorikisht një gjë të tillë dhe tha se historia me përgjime dhe shantazhe është “fyese” si për të por edhe për kolegët politikanë.

“Është fyese të vazhdohet kjo histori që unë shantazhoj njerëz me materiale, është fyese për mua se e kam bërë detyrën me aq besim sa që nuk kam pasur kohë të merrem me këto pisllëqe. Është fyese edhe për kolegët e mi, sepse i bie që këta paskan me çfarë të shantazhohen.

Të ishte kështu si thua ti, do e kisha shumë kollaj, i hidhja përpjet në një sekondë”, ka thwnw Tahiri.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat