Takim me Albin Kurtin? Ja si përgjigjet Edi Rama

Kryeministri i vendit, Edi Rama i është përgjigjur kërkesës së Albin Kurtit për një takim.

Rama tha se e pret me kënaqësi dhe e ka ndjekur me shumë kënaqësi në komunikimet e tij.

“Albin Kurti ka kërkuar të më takojë, e pres me shumë kënaqësi. E kam ndjekur në komunikimet e tij. E di sa ka nevojë për një shtysë të re për marrëveshjet që kemi bërë dhe të plotësojmë boshllëqet që u krijuan me qeverinë e mëparshme. Besoj se për ta shtyrë këtë bashkëpunim më thellë dhe për të dëgjuar me shumë kënaqësi edhe idetë e freskëta të Albinit, që besoj dhe shpresoj se do të lërë poezinë e opozitës dhe do të vazhdojë prozën e partisë në pushtet”, tha Rama.