11.5 C
Tirana
E enjte, 25 Prill, 2024

TË FUNDIT

Takimi i Stoltenberg me Presidentin Meta

Gjatë vizitës së zhvilluar në Tiranë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, zhvilloi edhe një takim me Presidentin e Republikës, Ilir Meta.

Gjatë bisedës Meta theksoi se ndan plotësisht vizionin e Sekretarit Stoltenberg se është  detyra dhe përgjegjësia e çdo aleati të forcojmë Organizatën duke investuar çdo përpjekje dhe kontribut në shërbim të mbrojtjes kolektive dhe njëkohësisht të çdo vendi anëtar. Kreu i Shtetit theksoi se Shqipëria e pret me entuziazëm anëtarësimin e afërt të Maqedonisë së Veriut në NATO.

Më tej Meta i tha Stoltenbergut se Shqipëria mbështet të drejtën legjitime dhe sovrane të Kosovës për një tranzicion gradual të FSK në ushtri multietnike, dhe në ndërveprim të plotë me NATO-n. /real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat