TË FUNDIT

Takimi Meta-Hajdari, deputetja i propozon Presidentit datën e zgjedhjeve parlamentare

Presidenti Ilir Meta ka pritur ditën e sotme deputeten Rudina Hajdari, ku kanë biseduar për një datë të mundshme zgjedhjesh në 2021.

Hajdari ka propozuar që zgjedhjet të mbahen më 2 maj, që është edhe një festë ortodokse.

Ndërkohë Meta e ka cilësuar datën 2 maj si jo të mundshme për t’u zhvilluar zgjedhjet pasi është një ditë feste e madhe fetare.

“2 maj është vërtetë një festë ortodokse, ka ndodhur edhe më parë që në Shqipëri të merren vendime politike në ditë feste. Nuk na ndalon asgjë që atë ditë të festojmë festën ortodokse dhe të votojmë, për të zgjedhur ata që janë të ndershëm dhe punëtorë. Dhe jo për të votuar ata pushtetarë që gjithmonë kanë në qendër interesat e tyre”, ka thënë Rudina në një prononcim për mediat pas takimit me Metën.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat