9.5 C
Tirana
E diel, 28 Prill, 2024

TË FUNDIT

Taksa e re e shtëpisë, ja se sa do paguani çdo muaj…

Zbatimi i taksës së re të banesës nis së shpejti. Qytetarëve u duhet të vetëdeklarojnë të dhënat pranë pikave të ujësjellësit.

Banorët e kryeqytetit nuk do të paguajnë si më parë taksën prej 100 leka të reja, por bazuar në ndryshimet e fundit, ajo do të jetë në varësi të sipërfaqes dhe vlerës së pronës.

Ndërsa kategoritë që përfitojnë dhe nuk do të paguajnë janë: banesat e familjeve me ndihmë sociale, banesat me kryefamiljarë pensionistë, banesat për shërbimet sociale, si dhe objektet e kultit.

Si do të përllogaritet taksa e re? Sipërfaqja e banesës shumëzuar me vlerën për m2 dhe shumëzuar me 0.05%.

Vlera e saj përfundimtare do të pjesëtohet me 12 muaj të vitit, e cila do të paguhet çdo muaj në faturën e ujësjellësit.

Shumë qytetarë këto ditë u janë drejtuar pikave të UKT për të plotësuar dokumentacionin e duhur me qëllim që të mos përballen me situata të pakëndshme kur t’ju kërkohet pagesa e kësaj takse, ndërsa ka edhe shumë prej tyre që ende nuk janë informuar rreth ndryshimeve të fundit.

spot_img

Latest Posts

spot_imgspot_img

Më të lexuarat