fbpx

Taksisti “i pabindur” merr gjobën e kripur, ishte infektuar me Covid-19 por…

Një taksist nga Saranda kishte dalë pozitiv me Covid-19, por kjo gjë nuk e ka ndaluar të punojë, edhe pse nuk është aspak e drejtë. Ai ka marrë në bord dy persona dhe të tentojë të kalojë kufirin drejt Greqisë.

60-vjeçari i identifikuar me inicialet S.C u kap në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë nga Inspektori i ISHSH. Menjëherë policia e ka shoqëruar atë drejt Sarandës për t’u karantinuar në shtëpi, ndërkohë që është gjobitur me 700 mijë lekë.