Talenti shqiptar shumë pranë gjigantit zviceran

Nuk ka qetësi për Donis Avdijaj. Futbollisti i kombëtares së Kosovës pritet të ndryshojë ajër pas një gjysmë sezoni për t’u harruar të Willem 2.

Sipas gazetës zviceriane “Blick”, interes për Avdijaj ka shfaqur skuadra zvicerane e Luzerne, e cila ka kohë deri të premten për të arritur akordin me 22 vjeçarin.

Ish-ylli i kombëtares shqiptare ka shfaqur shumë probleme me karakterin e tij, duke u konfliktuar fizikisht me trajnerin e Willem. Të njëjtin problem e kishte edhe kur ishte tek Schalke 04./real-news.tv/