‘Tapë’ në timon dhe pa letra, tre shoferë në pranga

dehur-feature-1.jpg

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga tre persona, të cilët u ndaluan duke drejtuar makinat pa dokumente dhe në gjendje të dehur.

Njoftimi i policisë:

“Vijojnë kontrollet e pandërprera nga Policia Rrugore  në të gjitha akset rrugore të Qarkut Elbasan, me qëllim parandalimin e aksidenteve   dhe  rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.K., 60 vjeç  dhe  M.Xh., 24 vjeç,  banues në Cërrik, pasi u kapën duke drejtuar motoçikletat pa leje drejtimi.  Si dhe I.M, 50 vjeç, zanues në Elbasan, pasi u kap  duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale ” Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”- njofton poliicia.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303