TË FUNDIT

Tapë në timon dhe pa leje drejtimi, policia bën ‘namin’ me arrestime

Gjashtë drejtues mjetesh kanë rënë në prangat e policisë Berat, pasi 2 prej tyre po i jepnin makinës në gjendje të dehur ndërsa 4 të tjerë nuk kishin me vete lejen e drejtimit.

Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 900 drejtues mjetesh.

Njoftimi i policisë:

Policia Rrugore e qarkut Berat ka arrestuar 6 shtetas, për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë, Policia Rrugore ka vijuar punën për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë automjetet në mënyrë të parregullt, si dhe të shkeljeve që janë burim i shtuar për aksidente rrugore.

Janë ushtruar kontrolle të shumta në të gjitha akset rrugore të qarkut, jo vetëm për menaxhimin e trafikut dhe parandalimin e aksidenteve rrugore, por dhe për konstatimin, verifikimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve që drejtojnë mjetet në gjendje të dehur, që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, nuk vendosin rripin e sigurimit apo përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit.

Nga kontrollet e ushtruara në muajin gusht, janë konstatuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 6 drejtues mjetesh, 2 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 4 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.

Gjatë muajit gusht janë proceduar administrativisht gjithsej 900 drejtues mjetesh.

Konkretisht janë vendosur:

278 masa për parakalime të gabuara;

117 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;

33 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit;

472 masa për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë dërguar në OASH 84 drejtues mjetesh, 7 prej tyre për përdorim të pijeve alkoolike.

Policia Rrugore e qarkut Berat falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe i fton ata të denoncojnë në numrin 112 çdo shkelje të Kodit Rrugor, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë dhe parandalimin e aksidenteve.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat