TË FUNDIT

Tare nxjerr blof Juven dhe Milanin

Drejtori Sportiv i Lacios, Igli Tare, është vënë në gjurmët e talentit të Lanusit, De La Vega, lojtar për të cilin janë shumë të interesuar dhe Juventusi e Milani, por ish-lojtari i Kombëtares kuqezi, duket se ka “djegur” në kohë dy gjigantët italianë.

De La Vega është një lojtar mjaft i ngjashëm me Felipe Andersonin, teksa raportohet se zyrtarizimi i marrëveshjes mes kryeqytetasve bardhekaltër dhe Lanusit, është çështje ditësh.

Gjithashtu, Tare po vëzhgon me shumë interes dhe mbrojtësin e djathtë të Strasburgut, Keni Lalan, për të cilin klubi francez kërkon minimalisht 10 milionë euro për ta lënë të lirë./real-news.tv/

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat