TË FUNDIT

Tatimet në aksion, bllokojnë 500 mijë litra birrë

Në kuadër të luftës kundër informalitetit, janë bllokuar 500 mijë litra birrë pasi u evidentua se kishte rreth 17.6 milion lekë detyrime akcize të papaguara. Mos pagimi i detyrimeve të akcizës i ka sjellë një kosto të rëndë një fabrike të prodhimit të birrës në Kashar.

Hedhja për konsum e birrës pa paguar detyrimet e akcizës përbën kundravajtje administrative e cila sipas ligjit dënohet me 3-fishin e detyrimeve të akcizës që duheshin paguar. Për pasojë kjo fabrikë është gjobitur me 70 milion lekë.

Vetë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj ka qenë e pranishme në terren për këtë kontroll. Ajo paralajmëroi të gjitha subjektet e tjera të kësaj natyre, por jo vetëm, që të evidentojnë të gjithë mallin që kanë në magazina brenda një regjimi fiskal, në të kundërtën do të kenë të njëjtin fat.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat