fbpx

Ndeshjet në të njëjtën orë, Superiorja në sprintin final

Flamurtari-nuk-e-do-Jorgji-gjykon-kunder-Partizanit.jpg

Kategoria Superiore ka mbërritur në fazën finale, ku të gjitha skuadrat do të bëjnë përpjekjet e fundit për të arritur objektivat e mbetura sezonale. Nëse për titullin kampion shpresat që Kukësi t’i rrëmbejë trofeun Partizanit në frymën në frymën e fundit janë të pakta, gara për mbijetesën, por edhe për pjesëmarrjen në Europa League është e ethshme. Për këtë arsye, Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që të gjitha ndeshjen e javës së 32-të të luhen në të njëjtën orë, 15:00.

Me shumë interes pritet përballja e Vlorës mes Flamurtarit dhe Partizanit, pasi kuqezinjtë konsiderohen pengesë potenciale për të kuqtë, për të rihapur në njëfarë mënyrë çështjen e titullit. Partizani shkon me mungesa të rëndësishmë në Vlorë, por edhe pa Gegën në stol, i pezulluar dy ndeshje nga Disiplina. Gjithsesi, nuk është më mirë Flamurtari, që ka një organikë të kufizuar, për shkak të largimeve të shumta gjata janarit por edhe më vonë. Nëse të kuqtë duan të ruajnë distancën prej 10 pikësh me Kukësin atëherë nuk mund të lënë pikë në transfertën e Vlorës, pasi verilindorët do të marrin fitoren në tavolinë me Kamzën.

Një përballje plot rivalitet, dhe që për nga emrat do të ishte e denjë për titullin kampion, do të luhet në “Selman Stërmasi” mes Tiranës dhe Skënderbeut. Bardheblutë kanë nevojë emergjente për pikë, për të mos rritur më shumë presionin për mbijetesën, ndërsa korçarët, që janë ende në pritje të vendimit të KAS-it, synojnë ta mbyllin kampionatin në zonën europiane.

Tirana, që ka grumbulluar vetëm 3 pikë më shumë se Kastrioti, shpreson që, përveçse të marrë pikët maksimale me korçarët, edhe Laçi të fitojë ose të barazojë në sfidën e shtëpisë me krutanët.

Një takim mjaft interesant do të luhet në “Niko Dovana” të Durrësit, ku Teuta vendëse pret Luftëtarin. Skuadra e Bledi Shkëmbit nuk mund t’ia lejojë vetës një tjetër hap të gabuar, ndërsa gjirokastritët, me 5 pikë më shumë se Kastrioti në renditje, kërkon të sigurojë sa më parë matematikisht mbijetesën.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303