Parlamanti do të nis sesionin e ri në datën 2 shtator në orën 18:00, duke riaktivizuar në këtë mënyrë debatin për krizën politike, e cila ka hyrë në muajin e 8 të saj.
Seanca e parë për sesionin ri, do të miratojë programin dhe kalendarin e punës ndërsa, do të jetë i mbushur me dekrete të presidentit i cili këtë verë riktheu për rishqyrtim një seri ligjesh, kryesisht marrëveshje financiare për investime infrastrukturore.
Presidenti i refuzoi socialistëve, “Ligjin për Akedeminë e Shkencave”, ligjin për miratimin e “kontratës Koncensionare për rrugën Orikum-Llogara”, kontratën “koncesionare për ndërtimin e rrugës Milot-Balldren”.
Gjithashtu Presidenti në muajin korrik i riktheu Kuvendit për rishqyrtimin edhe ligjin për koncesionet dhe partneritetin publik privat. Të njëjtin fat, kishte edhe kodi penal, i cili qëndroi për disa vite në sirtaret e Kuvendit, deri kur opozita u zëvendësua me deputet të rinj, të cilët i dhanë konsensus Partisë Socialiste.
Presidenti Ilir Meta, ka refuzuar gjithashtu edhe ligjin për zhvillimin dhe planifikimin e territorit, dispozita të cilat lidhen me praktika të ngjashme me atë për ndërtimin e “tetarit të ri”. Gjithashtu me nisjen e sesionit të ri parlamentar, do të riciklohet edhe debati president-qeveri, për faktin se do të nis nga puna edhe komisioni hetimor për shkarkimin e Metës.

