“Të lejohet votimi i lirë më 30 qershor”

3504f61774827448ba03df8151d20101_L.jpg

Zgjedhjet vendore të 30 qershorit, duhet të zhvillohen dhe askush nuk duhet të pengohet që të votojë. Mesazhi vjen nga ambasadori i BE-së në Tiranë, Soreca.

Në një intervistë në Ora News, Soreca tha se partitë politike që kanë vendosur të mos marrin pjesë në zgjedhje, duhet të mendohen mirë dhe të marrin përgjegjësitë për këtë veprim.

“Shpresoj që zgjedhjet të kryhen në mënyrën e duhur, sipas standardeve ndërkombëtare. Thirrja ime është për partitë politike, që të mendohen mirë për përgjegjësitë e tyre. Të respektohet e drejta e të gjithë zgjedhësve që duan të marrin pjesë në votime. Në këtë mënyrë ata të hetohen.

Shitblerja e votës duhet të shmanget, dhe në rast se identifikohet, duhet të ndiqet. Të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODIHR edhe për shitblerjen e votës, çdo përpjekje duhet bërë nga të gjithë që të shmanget shitblerja e votës”, tha mes të tjera ambasadori Soreca. /real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303