“Të mos shikojmë vdekjet”, Brataj këmbëngul: Ja çelësi si ulim infektimet me 80%

61ef1b1743ecb693230d66368f55ce76_L.jpg

Shefi i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj, në një intervistë të dhënë së fundmi për Euroneës ka deklaruar vetëm përdorimi i maskës parandalon me 70% infektimin me COVID-19.

“Nuk duhet të shikojmë numrin e vdekjeve sepse çdo ditë ka vdekje nga sëmundje të tjera. 2.66% është vdekshmëria sot. Duhet të bashkëjetojmë. Ka pasur viruse që kanë kaluar në 18 muaj dhe dy vjet. Nuk është se ky infeksion do të jetë pa fund. Nëse respektojë në 2-3 javë masat në mënyrë rigoroze, bie me 80% infeksioni”, tha kreu i Urgjencës Kombëtare.

Brataj bëri thirrje për ndërgjegjësimin e qytetarëve në respektimin e distancimit dhe mbajtjen e maskës dhe të mos marrin për bazë teoritë konspirative pasi janë shumë të dëmshme.

Ai thotë se rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19 gjatë muajit korrik vjen si rezultat i heqjes së masave kufizuese dhe “teprimit me mos respektimin e masave mbrojtëse”.

 

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303