TË FUNDIT

“Të pafytyrë”/ Shpërthen keq Spiropali në Kuvend, sulmon Opozitën dhe Ilir Metën

Në fjalën e saj në seancën e sotme plenare, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar ashpër ndaj opozitës jashtë-parlamentare dhe presidentit Ilir Meta.

“Eksponentë nga më të lartët në strukturat e opozitës jashtë parlamentare, që na akuzojnë ne pa të drejtë nga mëngjesi në darkë, janë ata që bëjnë marrëveshje me krimin e organizuar dhe kriminelët, me viktimat e ligjit të OFL-së. Duke iu thënë bëhuni me ne se do jemi ministra të Brendshëm, bëhuni me ne se do i kthejmë ligjet që janë bërë, bëhuni me ne se do ua lëmë rrugën të lirë dhe fushën e veprimit të lirë. S’janë me dy fytyra, por janë të pafytyrë. Natën bashkëpunojmë me krimin nëpër skuta. Nga i pari ai Kreu i Shtetit. Ta harrojnë! Ne jemi të vendosur që pas 25 prillit jo vetëm të luftojmë krimin, por të nxjerrim dhe këta jashtë loje. Këta e përdorin krimin në favor të tyre. Në luftën kundër korrupsionit dhe krimit jemi krenar pasi kemi kaluar ligjet në Kuvend. 120 mln euro të sekuestruara nga OFL. Më shumjë se 8 vite qeverisje bashkë të atyre që… Të rrinë larg skutave me krimin, se që ta dinë, prapë në kutitë e votimit pleshta do marrin”, tha ndër të tjera Spiropali.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat