TË FUNDIT

Të shtëna me armë në Athinë, plagoset një shqiptar

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Athinë. Mediat greke raportojnë se si pasojë ka mbetur i plagosur një shqiptar.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Kato Patissia. I plagosuri kishte arritur të largohej nga vendi ku u qëlluan  në rrugën Nikopoleos dhe u gjet në një makinë me një burrë dhe një grua tjetër.

Sipas informacionit të parë, tre shqiptarë dhe një gjeorgjian janë të përfshirë në incident. Automjeti u ndalua në rrugët Patision, ndërsa shoferi i tij u transportua në spital. Gruaja dhe burri që ishin me të në makinë u dërguan në stacionin policor lokal për të dëshmuar. Ndërsa një i tretë i përfshirë në incident arriti të shpëtojë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat