fbpx

Të shtënat me armë zjarri në Shkodër, policia jep detajet

policia_naten_6-770x433-600x360-1.jpg

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Shkodër.

Sipas informacionit paraprak, mësohet se ngjarja është regjistruar në një lokal, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç. Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërkaq mësohet se të shtënat kanë qënë në drejtim të lokalit në  pronësi të një personi, i identifikuar me inicialet A. P.

Policia njofton se janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë së Shkodrës dhe të FNSH-së.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Informacion paraprak

Më datë 22.12.2020, rreth orës 21:10, në vendin e quajtur rruga e Pompave të Ujit, fshati Dobraç, Shkodër, në rrethana ende të paqarta qëlluar me armë zjarri në drejtim të lokalit në pronësi të shtetasit  A. P.

Nga verifikimet paraprake të bëra nga shërbimet e Policisë, nuk ka persona të dëmtuar.

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes

Janë ngritur pika kontrolli në aksin rrugor dhe vijon krehja e zonës nga shërbimet e Policisë të DVP dhe të FNSH Shkodër.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303