Vijojnë me të plotë hetimet në lidhje me atentatin që iu bë dy ditë më parë prokurorit të Durrësit, Arjan Ndoja, dhe të tjerëve që e shoqëronin atë në makinë. AbcNews zbulon se janë shoqëruar nga Fushë Kruja dhe po merren në pyetje në Drejtorinë e Policisë së Tiranës.
0Ende nuk dihen identitet e tyre ndërkohë që dyshohet se mund të jenë atentatorët, ose të kenë dijeni mjaft kompromentuese për personat që qëlluan dhe plagosën prokurorin Arjan Ndoja, shoferin Andi Maloku dhe mikun e tij ALeksandër Laho që njihej si Pëllumb Muharremi apo me pseudonim “Rrumi”, teksa udhëtonin në të njëjtin automjet.
Ndërkohë që mësohet se ekspertët e balistikës në Policinë e Shtetit e kanë përfunduar ekspertizën në lidhje me ar.mët dhe provat e gjetura në automjetin tip “Benz”, të atentatorëve por do të bëjnë edhe një krahasim të dytë për të hequr çdo dyshim mbi përputhshmërinë e gjilpërës së automatikut Ka.lla.shnikovë model 56 dhe shenjës së lënë në kapsollen e gëzhojave të gjetura te mbikalimi i Shkozetit.

