Kokëdhima kishte ndërtuar afër kishës 800-vjeçare

1566304209_mihalkokedhima-600x360.jpg

Lokali i beznesmenit Mihal Kokëdhima që dhunoi turistët spanjollë pak ditë më parë, jo vetëm që ka qenë i ndërtuar pa leje, por ishte ngritur pranë themeleve të një kishe 800 vjeçare.

Në fotot e mëposhtme duken rrënojat e kishës, ndërsa arkeologët kanë ngritur shqetësimin e tyre që në vitin 2017 kur kanë parë që krah rrënojave jo vetëm që ishte ngritur lokal por aty hidheshin dhe mbeturina. Në një prej fotove të shkrepura nga arkeologët shihet se Kokëdhima kishte vendosur aty një koshë për mbeturinat duke injoruar rrënojat e kishës së vjetër, ndërsa kanë ngritur dhe dyshimet se nga aty mund të jenë marrë gurë për të ndërtuar lokalin.

Sipas dëshmive të banorëve të zonës dhe specialistëve të fushës, kisha cilësohej si vend i mirë ku qëndronin ata që vinin nga uji me anije e varka dhe ata që kalonin me makina nga toka.

Kisha mendohet të jetë ndërtuar në shekullin e 12-të, ndërsa prej vitesh krah saj Mihal Kokëdhima kishte ngritur restorant ‘Panormën’ dhe që vepronte pa leje.

REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303