Teatri/ Aleanca merr papritur vendimin ekstrem

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka marrë një vendim ditën e sotme lidhur me mosshembjen e Teatrit Kombëtar.

Raportohet se aktorët e njohur kanë vendosur të hapin një llogari bankare, të cilën emrin e kanë bërë publike.

Në këtë llogari do të mblidhen të ardhura për të përballuar shpenzime të tilla si dritat apo të tjera shërbime brenda godinës.

“Për të mbarëvajtur punët për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar, duke përfshirë këtu shpenzime bazë si mbajtjen e gjeneratorëve, si dhe realizimin me sukses të Festivalit për Mbrojtjen e Teatrit, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pas sugjerimeve të marra nga mbështetës të shumtë mori vendim për hapjen e një llogarie bankare. Përmes kësaj llogarie do të manaxhohet veprimtaria financiare e Aleancës. Transparenca për të do të jetë e plotë. Si për hyrjet ashtu edhe për daljet do të ketë shpallje mujore në kanalet e komunikimit të Aleances, në Facebook dhe në sheshin e Teatrit. Për daljet do të ketë argumentim të bazuar mbi veprimtarinë konkrete dhe fatura e mandate pagese”, thuhet në njoftim.

Llogaria bankare do të menaxhohet nga aktorët dhe regjisorët Edmond Budina, Neritan Liçaj, Adriana Tolka.

Emri i llogarisë: Adriana Tolka, Neritan Liçaj

Numri i llogarisë bankare është:

IBAN LEK: AL6020511289004914CLIDCLALLË

IBAN EUR: AL6520511289004914CLIDCFEURR

SWIFT: NCBAALTXXX