23.5 C
Tirana
E diel, 21 Korrik, 2024

TË FUNDIT

Teknika e marinsave për t’ju zënë gjumi në dy minuta

spot_img

Si të mund t’ju zërë gjumi shpejt nëse nuk arrini të relaksoheni totalisht? Nëse mendimet, ankthet dhe shqetësimet ju mbajnë zgjuar, mënyra më e mirë për të fjetur është përdorimi i teknikave të përshtatshme të relaksimit. Një nga më të njohurat është ajo e certifikuar nga ushtria amerikane, e përdorur nga marinsat dhe zbuluar nga trajneri atletik Lloyd Bud Winter.

Kjo teknikë premton t’ju bëjë të bini në gjumë saktësisht për dy minuta. Por si funksionon? Para së gjithash ju duhet të relaksoheni muskujt e fytyrës, duke përfshirë muskujt e gjuhës dhe syrit. Rrëshkisni lehtë shpatullat për poshtë dhe relaksoni krahët. Nxirr frymën dhe relaksoheni gjoksin, pastaj këmbët, duke filluar nga kofshët dhe duke zbritur drejt pulpave. Në këtë moment gjithashtu duhet të relaksoni edhe mendjen: ta bëni atë të mendojë për një imazh relaksues (psh sikur jeni shtrirë në një plazh me rërë të bardhë në oqean…)

Një teknikë tjetër relaksimi është që të fokusoheni tek frymëmarrje, duke marrë frymë ngadalë dhe thellë. Mbushu me frymë duke numëruar me mend deri në katër, pastaj mbaj frymën duke numëruar deri në shtatë dhe nxirre frymën duke numëruar deri në tetë. Përsëriteni disa herë dhe do të ndiheni të gjithë trupin tuaj të relaksohet dhe zemra juaj të ngadalësohet!

Nëse këto teknika relaksimi nuk funksionojnë, mos qëndroni në shtrat duke e nervozuar veten dhe duke e bërë situatën më keq, por provoni aktivitete relaksuese. Për shembull, mund të përpiqeni të lexoni. Leximi heq mendimet negative dhe zvogëlon stresin. Mund të përpiqeni të shkruani një ditar, duke hedhur mbi të çfarë ju shqetëson. Në këtë mënyrë do të ndiheni të liruar pjesërisht dhe do të shkarkoni disi negativitetin.

Në fund, përpiquni t’ë bëni një banjë të nxehtë: nuk ka asgjë më relaksuese! Por kujdes me temperaturën: duhet të jetë rreth 38 gradë.

spot_img

Latest Posts

spot_img

Më të lexuarat