fbpx

Telashe për David Beckham, gjobitet dhe i hiqet patenta për 6 muaj

beckham.jpg

Ish-futbollisti anglez, David Beckham është dënuar nga gjykata angleze me gjashtë muaj heqje të patentës së shoferit për shkak se kishte përdorur telefonin e tij celular ndërsa ishte duke i dhënë makinës së “Bentley”.

Shkelja e rregullave të qarkullimit është bërë në muajin nëntor, kur Beckham po i jepte makinës teksa fliste në telefon dhe ishte filmuar nga një agjent policie.

43-vjeçari u shpall fajtor nga gjykata dhe gjithashtu u dënua me një gjobë prej 750 paund, si edhe u detyrua të paguajë shpenzimet e gjykatës.

Ish-futbollisti anglez humbi gjithashtu gjashtë pikë nga patenta e tij. 6 pikë të tjera i kishte humbur më herët për shkak se kishte drejtuar makinën me shpejtësi të lartë.

Beckham ishte prezent në seancën dëgjimore. Ai u paraqit në gjykatë shumë elegant me një kostum gri dhe foli shkurtimisht vetëm kur tregoi emrin e tij, datën e lindjes dhe adresën e vendbanimit./real-news.tv/

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303