fbpx

Tension dhe përplasje pas ardhjes së ministrit grek, ja sa protestues u shoqëruan në polici

Shumë tensione dhe përplasje ka patur pak çaste më parë, menjëherë sapo erdhi  ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.

Protesta është organizuar nga Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet si dhe disa organizata të tjera patriotike.

Ndërkohë, Shpëtim Idrizi thekson se deri më tani janë 22 persona të cilët janë shoqëruar në polici.

“Deri tani janë 22 të shoqërua dhe nuk i kuptoj se ça bënë këto 22 veta dhe në këto kushte më vjen sot që nuk jam me ata atje. Megjithatë, ne jo vetëm do interesohemi, por po e shtojnë turpin me shoqërimin e djemve dhe nuk di të kenë shkelur ligjin. Ato që janë shoqëruar janë çam, u them hajdemi të bëhemi bashkë për të drejtat tona dhe për ata që janë shoqëruar. Asnjë nga ju nuk e tërheq vëmendjen kur Rama në Greqi merr përsipër që censusin e ardhshëm do e bëjë me vetë deklarim. A e ruajtët ministrin e jashtme që të mos na shihte ne”, tha Idrizi.