Ka nisur me incidente mbërritja e protestuesve të opozitës te Parlamenti.
Protestuesit kanë çarë në këto momente kordonin e parë policor, ndërsa hedhin kapsolla, tymuese e flakadanë. Kaq ka mjaftuar që policia të hedhur 7 gaz lotsjellës.
Gati dy orë protestuesit qëndruan para Kryeministrisë, aty ku u mjaftuan me hedhjen e domateve, bojës lakrave e qumështit, por edhe shashkave e tymit të zi.
Por ndërsa u pozicionuan te dera e Kryeministrisë, pasi kishin çarë kordonin policor, një thirrje e demokratëve i zhvendosi te Parlamenti.

