TË FUNDIT

Tensione dhe konflikti në Bjellorusi, Rama drejt Minskut, Këshilli Europian i jep ‘OK’

Pas propozimit të Kryeministrit Rama Këshilli i Bashkimit Evropian i ka dhënë të drejtë atij që të negociojë një marrëveshje mbi tensionet në Bjellorusi.

Në një pikë të deklaratës së KE, bëhet me dije se BE mbështet propozimet e OSBE-së, të bëra nga Rama, i cili ka ofruar që të bëhet një takim me qeverinë dhe opozitën në Bjellorusi, për të gjetur një zgjidhje për krizën politike.

Por ndërkohë ministrat e BE parimisht, më parë ranë dakord të sanksionojnë çdo zyrtar të lartë bjellorus, që ishte i përfshirë në shkeljen e të drejtave të njeriut tek protestuesit si dhe në manipulimin e votave.

“Ne do të vazhdojmë ta ndjekim situatën nga afër dhe do të jemi të gatshëm të kontribuojmë në përpjekjet për t’i dhënë fund krizës në mënyrë paqësore. BE mbështet plotësisht propozimet e OSBE-së për dialog në Bjellorusi dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë për t’i përmirësuar ato”, thuhet në pikën 8 E DEKLARATËS SË KËSHILLIT EUROPIAN.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat