fbpx

Tentativë vetëvrasjeje tek Infektivi, flet vajza e të moshuarit që u hodh nga kati i tretë

18baad7aed44bdda751f92a1cfbd689e_L.jpg

Një ngjarje e rëndë tronditi serish sot vendin, pasi një 69-vjeçar, Reshat Grendi, tentoi të vriste veten duke u hedhur nga kati i dytë i Spitalit Infektiv.  Vajza e tij ka treguar për mediat gjendjen e babait të saj përpara se të ndërmerrte këtë veprim.

“Kur kemi ardhur në orën 3 e gjysmë nuk ishte dhënë asnjë lloj mjekimi. Në orën 6 më merr dhe më thotë që po më mjekojnë dhe po mbushem më frymë. Doktoresha më tha që gjendja ishte mirë, por më pas ai u rëndua.

Nuk e di, kjo është një gjë e pabesueshme. Babai im  nuk vuante nga asnjë gjë tjetër përveç tensionit. Donte të mjekohej në spitalin e Fierit dhe duke e parë se gjendja e tyre u rëndua, ata e dërguan për këtu. Tirana ka specializim më shumë dhe aparatura më tepër”, tha vajza e pacientit.

Advertisement
REKLAMO NE REALNEWS +355 69 33 33 303