TË FUNDIT

Tërhiqen forcat e policisë, protestuesit “marrin” Teatrin Kombëtar

Forcat e Policisë së Shtetit dhe Forcat Speciale të FNSH janë tërhequr pak më parë nga ambientet e Teatrit Kombëtar.

Menjëherë pas tërheqjes së efektivëve të policisë, qytetarë, aktorë e protestues që ishin mbledhur prej mëngjesit para godinës së Teatrit, kanë vërshuar brenda saj. Shumë prej tyre kanë marrë ushqim dhe ujë për të ndihmuar aktorët dhe protestuesit e tjerë që ndodheshin brenda godinës por nuk lejoheshin nga policia që të dilnin ose të merrnin ndihma nga jashtë.

Kujtojmë se prej mëngjesit protestuesit janë vendosur brenda dhe jashtë godinës së Teatrit për të mos lejuar shembjen e saj, ndërsa mbrëmjen e sotme janë regjistruar dhe disa përplasje me policinë.

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat