Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, epiqendra në Durrës

Një tërmet i fuqishëm ka shkundur vendin tonë

Tërmeti me magnitude 5.8 Rihter dhe intensitet mbi 7.5 balle, 30 km ne veri të Durrësit, në bregdet afër Kepit Rodonit.

Raportohet se epiqendra ishte në Durrës, ka njoftuar ministria e Mbrojtjes.
Mësohet se tërmeti ishte 5.8 ballë.
Tërmeti ka prekur të gjitha zonat e Shqipërisë, në Lushnjë, Lezhë, Korçë, Bulzqizë, Gjirokastër, Shkodër dhe Fieri.

Tërmeti i parë u pasua nga një i dytë, i cili raportohet 5.5 Rihter.

Njerëzit kudo kanë dalë jashtë nga banesat e tyre apo kudo që ata janë ndodhur.

Raportohet se ky ishte tërmeti më i forte ne 20-30 vitet e fundit.

Raportohet se tërmeti ka shkaktuar dëme ne disa banesa e pallate .