Shumë qytetarë janë lënduar nga tërmetet e njëpasnjëshme që kanë lëkundur vendin tonë ditën e djeshme.
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë informacion lidhur me të lënduarit pas tërmetit 5.8 ballësh në kryeqytet.
Sipas këtij institucioni, gjithsej kanë marrë shërim mjekësor 105 qytetarë të lënduar nga tërmeti, 75 prej të cilëve janë vendosur te “Trauma”.
Informacion i perditesuar:
MShMS: 10 qytetare ne observim mjekesor, pjesa tjeter lene spitalet. Vijon gatishmeria e ekipeve mjekesore me spitalin e Traumes, ne QSUT dhe ne spitalin e Durresit. Ne keto spitale kane marre sherbim mjekesor 105 qytetare te lenduar nga termeti, nga te cilet 74 qytetare kane marre sherbim ne spitalin e Traumes, kryesisht me demtime te shkaktuara nga rrezimet apo goditjet.
Pjesa me e madhe e pacienteve kane lene spitalet dhe aktualisht jane 7 qytetare qe po marrin sherbim ne spitalin e Traumes dhe 3 qytetare ne spitalin e Durresit. Spitalet jane ne gatishmeri te plote, me staf te perforcuar mjekesor. Ministria e Shendetesise ka vene ne zbatim planin e gatishmerise per rastet e emergjencave.

