TË FUNDIT

Tërmetet/ Elisa Spiropali talli keq Ilir Metën, por koha tregoi kush kishte të drejtë

Kur ka ndjerë t’i dridhen nga tërmeti, leqet e këmbëve, Elisa Spiropalit gjëja e parë që i ka ardhur në mendje ditën e djeshme, me shumë gjasa do të ketë qenë Ilir Meta.

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ironizoi kreun e shtetit në muajin korrik, kur ky i fundit theksoi se Shqipëria rrezikon të preket nga tërmetet e fuqishme.

Spiropali citoi një batutë nga reagimet në rrjetet sociale, duke i kërkuar Metës ta shtyjë me dekret tërmetin sepse ka lënë njerëzit pa gjumë.

“Baba Xhike të kemi rixha, nxirr një dekret e shtyje atë tërmet se na le pa gjumë Kjo ishte batuta më e bukur e rrjetit për parashikuesin e parë në botë të tërmetit”, shkruante batutën ministrja, të cilën vështirë se do ta gëlltitë me tërmetin e djeshëm.

 

spot_img

Latest Posts

Më të lexuarat